Bayern Munich e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Niko Kovac, i cili do të vijë në verë nga Eintracht Frankfurt, por mënyra se si u bë nuk i ka pëlqyer drejtorit sportiv Fredi Bobic.
Edhe pse Jupp Heynckes, po zhvillon sezon të mirë, Kovac do të vazhdojë punën e tij nga vera.
Lajmet u konfirmuar të premten me zyrtarizmin e Kovac – i cili ka luajtur te Bayern nga vitet 2001 deri në 2003.
Bobicit nuk i ka pëlqyer mënyra se si u bë zyrtare.
“Oferta na ka befasuar në këtë fazë të sezonit, por ne i kemi shumë borxh Kovacit”.
“Se si ndodhi është për të ardhur keq dhe fakti që informacioni ka dalë në publik – sigurisht jo nga Frankfurti, por nga Bayern Munich është mosrespekt, joprofesional”.
Sipas Bobic klubi i Bayern ka menduar vetëm për vete dhe jo për Eintracht Frankfurtin.
Kovac ka kontratë deri në sezonin 2019, ndërsa ka një klauzolë për shkëputje kontrata që do të kushtojë 2 milionë euro. /Telegrafi/