Sir Bobby Charlton ka folur rreth rekordit të thyer nga Wayne Rooney si golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Unitedit.
Wayne Rooney ka arritur të shënoj golin e 250-të të tij personal me fanellën e Unitedit duke u bërë kështu futbollisti që ka shënuar më së shumti gola me këtë fanellë, rekord ky që mbahej nga legjenda Charlton.
“Unë do të gënjeja nëse do të them që nuk jam i zhgënjyer për humbjen e rekordit”, ka thënë Sir Bobby Charlton pas thyerjes së rekordit nga Rooney.
“Megjithatë, unë mund të them sinqerisht se jam shumë i lumtur për këtë arritje të Wayne”, përfundoi legjenda e Unitedit, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Charlton e ka mbajtur për shumë vite rekordin si futbollisti me më shumë gola në histori të ‘Djajve të Kuq’, me 249 gola të shënuara. /Telegrafi/