Telegrafi

Boateng: Kisha oferta nga PSG dhe Manchester United, vendosa të qëndroj te Bayerni

Jerome Boateng

Jerome Boateng e ka konfirmuar se ka qenë në bisedime me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin, që ishin të interesuar për shërbimet.

Mbrojtësi gjerman ishte temë e transferimeve përgjatë afatit kalimtar të verës, por zgjodhi të qëndrojë me Bayernin drejt sezonit e tij të tetë me këtë klub.

“Unë kisha oferta nga PSG dhe Manchester United. Unë nuk doja vetëm të largohesha nga Bayerni, por do të isha i kënaqur të provoja një sfidë të re”.

“Ndihem mirë në Bayern, është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Boateng për Bild.

Boateng zbuloi se kishte folur personalisht me Jose Mourinhon në lidhje me interesin e Manchester Unitedit.

(Foto: Getty Images)

“E thirra Jose Mourinhon, i thashë atij se interesi i tij ishte një nder për mua dhe e falënderoj që po përpiqej aq shumë për mua”.

“I shpjegova Joses se është e vështirë të largohem nga Bayerni dhe nëse unë e bëj, gjithçka duhet të jetë me vendim  të këtij klubi”, ka deklaruar Boateng. /Telegrafi/