Site icon Telegrafi

Boateng: Ka kohë që nuk kemi luajtur kaq keq

Jerome Boateng ka goditur ashpër bashkëlojtarët pas performancës ndaj Anderlechtit.

Bayerni shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj Anderlechtit në udhëtim, por bavarezët ju falën fatit në shumë periudha të takimit.

Ndërkaq, për mbrojtësin Jerome Boateng, performanca ishte e papranueshme.

“Mendoj se të gjithë e keni parë sa keq kemi luajtur në pjesën e parë. Një prej ndeshjeve më të këqija në kohët e fundit”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Bayern Munichut

“Ne nuk kemi mundur të adaptohemi në fushë, bëmë shumë gabime, nuk ishim agresivë, nuk ishim kompakt”.

“Të gjithë prej nesh dueht të pyesim veten për atë pjesë të parë dhe duhet të falënderojmë Sven Ulreich që nuk kemi qenë në disavantazh”.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë, ne kemi mbajtur topi. Por, në minutat e fundit bëmë gjënë e njëjtë si në pjesë të parë”, deklaroi Boateng. /Telegrafi/

Exit mobile version