Site icon Telegrafi

Boateng: E vështirë ndeshja ndaj Dortmundit

Jerome Boateng ka folur në lidhje me derbin gjerman ndaj Borussia Dortmund.

Derbi i Gjermanisë do të luhet gjatë të shtunës me fillim nga ora 18:30, teksa mbrojtësi i Bayern Munich e ka vlerësuar si shumë të vështirë këtë ndeshje, pasi Dortmund nuk do të lëshojnë terren nga kreu i tabelës.

“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një rivali të drejtpërdrejtë. BVB nuk do të duan të humbasin terren në ndeshjen kryesore”, ka thënë Boateng për ESPN, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Bayerni dëmtohet nga kombëtaret, këto janë 11 lëndimet që i ndodhën së fundmi

“Është gjithmonë interesante loja në Dortmund, kjo është një nga pikat kryesore të sezonit”.

“Ne kemi nevojë për këto lloj testesh për të parë saktësisht se ku jemi”, përfundoi mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version