Për të vërtetuar këtë fakt, ai ka publikuar edhe tre foto të dyqanit, ku paraqiten muret me fotografi nga pajisjet e Apple, stafi i veshur me një bluzë blu me logon e Apple dhe emri i dyqanit “Apple Store”.
Në fakt, shkruan bloger-i, muret e palyera, shërbimi dhe pajisjet fallco bien në sy menjëherë, çka të bën të dyshosh. Për më tepër që kompania e pajisjeve elektronike amerikane nuk shkruan asnjëherë “Apple Store” por vetëm “Apple”.
Ndërkohë kompania e Jobs, njofton se ka vetëm 2 filiale të saj në Kinë. Ato ndodhen në Shangai dhe Pekin. /Telegrafi/