Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B1 është ndalur pas mesnatës sipas një planifikimi të mëhershëm.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë dy ditëve të ndalimit, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve, për të siguruar funksionimin e duhur të njësisë.
“Ndalesë e Rregullt Dy-Ditore e Njësisë B1. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sonte, në minutat e para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00.
Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/