Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka folur sërish për mosbartjen e buxhetit të vitit të kaluar ku si rrjedhojë po shkakton bllokadë totale në komunë.
Hyseni bën thirrje sërish opozitës për t’a votuar kalimin e buxhetit të vitit të kaluar prej 2.5 milionë eurosh, duke theksuar se nga muaji tetor është bllokuar buxheti nga ana e këshilltarëve komunalë.
Ai tutje tha se 40 millionë euro është buxheti për vitin 2025, ndërsa 2.5 milionë euro janë bartje nga 2023 në 2024.
“Ky është bilanci që po humbin qytetarët tanë nga barrikadimi opozitar për të dëmtuar qeverisjen në kurriz të qytetarëve”, tha Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit i bënë thirrje këshilltarëve komunalë: Mos votoni për ne, mos votoni për veten, votoni për qytetin e qytetarët.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari Hyseni ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media ku ka bërë thirrje për votim, sepse sipas tij, mosbartja e buxhetit është në dëm të qytetarëve./Telegrafi/