Telegrafi

BLINK do të takohet me ekipin BlueJays në finale të turneut A1 Adria League CS:GO

Ekipi shqiptar BLINK, do të përballet në finale të turneut ballkanik A1 Adria League, ku do të takohet me ekipin nga Maqedonia BlueJays.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 20:00, ku dy ekipet do të jenë në garë për çmimin e vendit të parë prej 2.630 dollarë.

Dy ekipet janë takuar së fundmi në turneun e XP GAME FEST në Prishtinë, si dhe në turneun ballkanik Doritos League, ku të dyja ndeshjet i kishte fituar ekipi BlueJays, edhe pse me rezultat të ngushtë.

Nëse ekipi i BLINK arrin të dalë fitues, do të jetë hera e parë për ta që dalin fitues të një turneu, pasi ekipi nuk ka shumë kohë që është formuar.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të A1 Adria League në platformën Twitch.

Këto janë formacionet e dy ekipeve:


BLINK

Ahmet ‘2high‘ Baftijari

Bledar ‘BledarD‘ Dula

Kujtim ‘gulito‘ Durmishi

Ensar ‘Caleyy‘ Ersuzi

Valon ‘vAloN‘ Etemi


BlueJays

Damjan ‘kyxsan‘ Stoilkovski

Aleksandar ‘CacaNito‘ Kjulukoski

Daniel ‘dan1‘ Gligorov

Pavle ‘stYleEeZ‘ Stojanovski

Jane ‘aidKiT‘ Apostoloski


/Telegrafi/