Site icon Telegrafi

BLINK do të përballet me ekipin Entropiq Prague në turneun kualifikues CCT Central Europe Series 1

(Foto: HLTV)

Koha e pushimeve për ekipin shqiptar BLINK ka përfunduar, dhe sot (e premte) do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë në turneun kualifikues CCT Central Europe Series 1.

Në këtë turne 16 ekipe të Evropës janë duke garuar për të siguruar pjesëmarrjen në turneun kryesorë të Central Europe Series 1, ku vetëm katër e vendet e para do të kalojnë tutje.

BLINK është pjesë e grupit D, dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit Entropiq Prague, në formatin ‘Bo3’.

Për nga renditja në ranglistën botërore ekipi Entropiq ka renditje më të mirë, në vendin e 112 –të, ndërsa ekipi shqiptar BLINK renditet në vendin e 141 –të.

Ndeshjen mund ta ndiqni sot duke filluar nga ora 19:00, në kanalin Champion of Champions në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version