Site icon Telegrafi

BLINK prezanton ekipin e ri të CS:GO

Sot (e enjte) përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ekipi BLINK ka prezantuar lojtarët e ri, të cilët do ta përfaqësojnë në lojën CS:GO.

Edhe pse ekipi BLINK tash e sa kohë është duke garuar me këta lojtarë, lista e këtij ekipi nuk ishte bërë zyrtare më parë.

Së fundmi ishin pjesë e turneut të CS:GO të festivalit XP GAME FEST, i cili u mbajt në Prishtinë, ku përfunduan në vendin e dytë, pasi u mposhtën nga ekipi BlueJays në finale.

Pas largimit të ish-lojtarëve, të cilët tani luajnë me emër të ri pa organizatë Bad News Eagles, në ekipin BLINK kishte mbetur vetëm kapiteni i tanishëm Kujtim ‘gulitoo’ Durmishi, e më pas ekipit iu bashkuan edhe katër lojtarë si dhe trajneri i ri, ardhja e të cilëve nuk ishte bërë zyrtare deri më sot.

Ekipi i ri i BLINK për momentin janë duke garuar në ligën ‘ESEA Advanced’, ku kanë zhvilluar gjithsej dhjetë ndeshje, prej të cilave gjashtë i kanë fituar.


Kjo është përbërja e ekipit BLINK:

1.Kujtim ‘gulito’ Durmishi

2.Ahmet ‘2high’ Baftijari

3.Bledar ‘BledarD’ Dula

4.Ensar ‘Caleyy’ Ersuzi

5.Valon ‘vAloN’ Etemi

6.Babjet ‘Malware’ Muçaj (Trajner)


/Telegrafi/

Exit mobile version