Fati nuk ishte në anën e ekipit shqiptar as kësaj radhe, pasi nuk arritën që ta mposhtin ekipin SKADE në finalen e turneut Clash of Leagues.
Edhe pse ndeshjen e filloi mirë ekipi shqiptar, duke dominuar me rezultat 10-5 në pjesën e parë të mapit të parë, ekipi bullgar arriti që të rikthehej duke fituar 11 raunde rresht, për ta përfunduar mapin e parë ‘Nuke’ me rezultat 16-10.
Në mapin e dytë ‘Dust2’ u zhvillua lojë edhe më e mirë nga të dyja ekipet, por në fund ekipi SKADE arriti që të fitoi 16-13, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat 2-0 me mapa.
GRAND FINAL for “ Clash of Leagues” @CoL_Europe
🆚: @skadegg
🗺: BO3
📺: https://t.co/NSA8fjYxVC#teamblink #ekipaguri 💪🏻 pic.twitter.com/RMLtV78PZf— TEAM BLINK (@TeamBLINK_) September 11, 2022
Lojtari më i vlefshëm nga ekipi shqiptar ishte kapiteni i ekipit Kujtim ‘gulito’ Durmishi, me 34 eliminime gjithsej.
Si fitues të vendit të parë ekipi SKADE ka fituar çmimin prej 3.000 dollarësh, ndërsa ekipi shqiptar BLINK ka fituar rreth 1.300 dollarë. /Telegrafi/