Site icon Telegrafi

Blini unazën para se të bëhen tre vjet

Mesatarisht, çiftet fejohen pas dy vitesh e 11 muajsh e 8 ditë pasi janë parë për herë të parë. Mirëpo femrat janë të gatshme më herët të hyjnë në martesë, mesatarisht pas dy vitesh e 7 muajsh e 24 ditë. Sipas këtyre të dhënave, meshkujt, të cilët janë ata që propozojnë, i lënë të dashurat e tyre të presin për rreth katër muaj.

Të dhënat kanë treguar se meshkujt e kanë vështirë të plotësojnë edhe dëshirën romantike të femrave të tyre, sepse mbi 43% e femrave presin që momenti i propozimit të jetë shumë romantik.

Ende vazhdon tradita që meshkujt të jenë ata që propozojnë për martesë. Vetëm në një nga dhjetë raste ndodh që femra të jetë ajo që propozon. Pritet që gjatë vitit 2008 të thyhet kjo traditë dhe femrat të marrin në dorë vet për të kërkuar martesë. Si shembull është marrë Sienna Miller, e cila në fillim të vitit ka kërkuar nga i dashuri i saj Rhys Ifans, nëse dëshiron të martohet me atë.

Ky studim ka nxjerrë edhe një fakt interesant, sipas të cilit një nga dhjetë anglez caktojnë kohën se kur do të martohen. Dhe nëse mashkulli nuk e ka të planifikuar kohën për t’u martuar, mbi 75% prej tyre kanë deklaruar se mund ta ndërpresin lidhjen.

Exit mobile version