Site icon Telegrafi

Blind: Nuk më besohet se si nuk arritëm të shënojmë edhe pse kishim 40 raste

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Daley Blind, ka folur pas barazimit të Djajve të Kuq ndaj Burnleyt me rezultat 0-0.

Holandezi ka thënë se nuk i besohet se si ata nuk arritën të shënonin pas gjithë atyre rasteve.

Lexo po ashtu Blind i ka ditët e numëruara te Unitedi nëse Mou e shikon këtë fotografi nga humbja kundër Chelseat (Foto)

“Është e vështirë të besohet. Besoj se kemi pasur rreth 40 raste, ndoshta më shumë, por nuk më besohet se nuk kemi shënuar së paku një gol. Portieri i tyre bëri një paraqitje të mirë, por ne duhet të gjejmë rrugën drejt golit”.

“Mendoj se paraqitja jonë ishte pozitive, kemi luajtur me shumë energji. Nuk i kemi dhënë atyre asnjë shans pasi ne bëmë paraqitje të mirë edhe në mbrojte”.

“Është ‘pak’ frustuese pasi mund të bënim më shumë, kemi luajtur futboll sulmues dhe kjo është ajo që tifozët duan të shikojnë, por në fund nuk ishim në gjendje të shënonim”, ka thënë Blind. /Telegrafi/

Exit mobile version