Telegrafi

Blind: Jemi në gjysmë të rrugës

Mbrojtësi i Manchester United, Daley Blind, ka deklaruar se Djajtë e Kuq janë vetëm në gjysmë të rrugës për në finale.

Goli i Rashford ishte ai që ia siguroi fitoren Unitedit ndaj Celtas në udhëtim, por Blind beson se pa u luajtur ndeshja kthyese nuk bën që të konsiderohet finalja si e siguruar.

“Është rezultat i mirë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Manchester United

“Ne kemi pasur raste të mira në pjesë të parë që nuk i finalizuam. Mendoj se ne jemi të kënaqur me 1-0. Është një ndeshje e dytë dhe ky rezultat është i mirë”.

“Ne kemi besim të madh, por është gjysmëfinale dhe gjithçka mund të ndodhë. Është rezultat i mirë dhe ne jemi në pozitë të mirë”.

“Është pozitë e mirë, por ne duhet të mbajmë në mend se kemi edhe një ndeshje për të luajtur me karakterin e njëjtë. Nuk jemi ende në finale, por ne duhet të sigurohemi që të arrijmë atje”, u shpreh Blind. /Telegrafi/