Daley Blind ka folur rreth mundësisë së kualifikimi të skuadrës së tij, Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi holandez është shprehur shumë i sigurt që skuadra e tij në fund të sezonit do të renditet në katër pozitat e para, vetëm nevojitet përqendrim.
“Do të jetë i ngushtë dhe ne do të duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Blind për MUTV.
“Por, unë jam i sigurt se ne do të jemi në katër pozitat e para deri në fund të sezonit”, përcjell Telegrafi.
Momentalisht, United gjendet në vendin e gjashtë me 48 pikë, por me vetëm një pikë më pak se vendi që të dërgon në Ligën e Kampionëve, ku gjendet Liverpooli. /Telegrafi/