Gjashtë persona, përfshirë një nënë dhe vajzën e saj tetëvjeçare, kanë vdekur pasi u sulmuan nga bletët pas një aksidenti me veturë.
Siç raportojnë mediat lokale, viktimat ishin mes 60 pasagjerëve në një autobus që doli nga rruga në Nikaragua, dhe përfundoi duke u përplasur në një zonë ku bletët afrikane mbaheshin në koshere, transmeton Telegrafi.
Insektet mësohet se kanë reaguar duke thumbuar 45 pasagjerët e autobusit, teksa po largoheshin nga automjeti.
Tragedia en Yalí: Cuatro muertos por picaduras de abejas al caer autobús en barranco, autoridades de salud trasldaron de urgencia a todos los afectados al Hospital de Jinotega pic.twitter.com/L8JCij7uO6
— La Nueva Radio YA (@nuevaya) May 8, 2023
Megjithëse automjeti u dëmtua pasi ra më shumë se 160 metra nga rruga në një plantacion kafeje, ku bletët mbaheshin në koshere druri, e raportet lokale thanë se mjekët ia atribuan vdekjen e viktimave pickimeve të insekteve.
Aksidenti ndodhi rreth 185 milje në veri të kryeqytetit të Nikaraguas, Managua. Midis viktimave ishte një grua 47-vjeçare e quajtur Eneida Torez Zelaia (47) dhe vajza e saj Andrea Carolina Garcia Torez (8). Një tjetër nga të vdekurit ishte një grua 84-vjeçare e quajtur Reyna Isabel Olivas Montalvan.
Djali katër vjeçar thuhet se është në gjendje të rëndë në spitalin Victoria Mota në Ginotega, qyteti më i afërt me vendin e aksidentit, shkruan Daily Mail.
Fotografitë e të plagosurve tregojnë viktima me dhjetëra njolla të kuqe në të gjithë pjesën e sipërme të trupit. Disa u filmuan teksa mbërritën në spital me autoambulanca të rrethuara nga turma të shqetësuara.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë, ndonëse nga raportimet e para mësohet se drejtuesi 22-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të një defekti teknik në mjet.
Bletët afrikane, të njohura gjithashtu si ‘bletët vrasëse’, janë një hibrid i bletëve perëndimore.
Nëse një bletë e afrikanizuar ju pickon, ajo jo vetëm që do të lërë helmin e saj tek ju, por gjithashtu do të lërë pas një feromon erë që ju shënon si shënjestër dhe sinjalizon bletët e tjera që t’ju sulmojnë. /Telegrafi/