Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani i Katarit ka dalë në krye në garën për të blerë Manchester Unitedin nga familja Glazers.
Mediumi Mail Sport raportoi gjatë fundjavës se dy ofertuesit në betejën për Unitedin – Sheikh Jassim dhe miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe po finalizonin ofertat e tyre përpara një vendimi të pritshëm për blerjen e klubit më vonë këtë javë.
Në një fazë, kompania Ineos e Ratcliffe dukej se ishte favorit, megjithatë ata që vepronin në emër të Sheikh Jassim kanë qenë më optimistë për shanset e tyre pas paraqitjes dramatike të një oferte të përmirësuar javën e kaluar.
Sheikh Jassim 'wins Man Utd takeover race'https://t.co/iJb3i5Ftyb pic.twitter.com/TVRiYXDfsP
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) June 13, 2023
Dhe sipas gazetës së Katarit Al-Watan, një medium në pronësi të babait të Sheikh Jassim dhe ish-kryeministrit të vendit Jassim bin Jaber Al Thani, miliarderi nga Katari ka mbizotëruar në luftën e tij të ofertave me Ratcliffe.
Al-Watan postoi në Twitter të hënën mbrëma se oferta për blerjen e Sheik Jassim ka qenë e ‘suksesshme’ dhe se një ‘shpallje e marrëveshjes do të behet së shpejti’.
Oferta e Sheikh Jassim me vlerë rreth 5 miliardë funte – është për kontrollin total të Unitedit, ndërsa Ineos i Ratcliffe është për rreth 60 për qind të klubit.
Man Utd takeover 'imminent' as Glazers finally decide between Qataris and Jim Ratcliffe #MUFC https://t.co/cW3N0xeH5G
— Express Sport (@DExpress_Sport) June 13, 2023
Kjo ofertë e tij vjen me një propozim që do të lejonte pronarët aktualë të papëlqyer të United, Glazers, të qëndrojnë për një periudhë të caktuar kohore përpara një blerjeje të plotë më vonë.
Megjithatë, nëse pretendimi i Al-Watan vërtet qëndron, Ratcliffe do të ketë dështuar në përpjekjet e tij për të blerë United, klubin që ai ka mbështetur gjatë gjithë jetës së tij.
Saga e blerjes së Unitedit tani po arrin në përfundimin e saj pas asaj që ka qenë një spekulim i gjatë shtatë muajsh.
Glazers fillimisht njoftuan se ishin të hapur për shitje që në nëntor, në të njëjtën natë që ata konfirmuan se Cristiano Ronaldo ishte larguar me pëlqim të ndërsjellë. /Telegrafi/