Telegrafi

Blerim Xhemaili shënon në fitoren e Zurichut ndaj Heartsit në Ligën e Evropës

Zurich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Heartsit të Skocisë, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të play-off-it të Ligës së Evropës.

Futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili shënoi golin e dytë për skuadrën zvicerane.

Për Zurichun shënuan Guerrere (32′) e Xhemaili 34′), ndërsa për Heartsin realizoi Shankland (22′).

Shqiptarët Donis Avdija, Blerim Xhemaili e Mirlind Kryeziu, u paraqitën standardë nga minuta e parë.

Avdija është zëvendësuar në minutën e 70-të dhe Xhemaili në atë të 74-tën.

Fidan Aliti u aktivizua nga minuta e 83-të për Zurichun. /Telegrafi/