Bologna e ka mposhtur Napolin në xhiron e fundit të sezonit 2018/2019 në Serie A, me rezultat 3-2.
Ishin vendasit të parët që realizuan gol duke shënuar me anë të Federico Santander në minutën e 43-të, ndërsa Blerim Xhemaili (45’) e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Napolin, që arriti ta ngushtojë rezultatin me golin e shënuar nga Fauzio Ghoulam (57’).
Napolitanët nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 77-të, arritën t’i barazonin shifrat (2-2), me anë të Dries Mertens.
Por, kur u mendua se Bologna dhe Napoli do t’i ndanin pikët, Federico Santander (88’) shënoi golin e tij të dytë, për t’i dhuruar skuadrës së tij tri pikë.
Napoli ka arritur ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi e mbylli sezonin në vendin e dytë me 79 pikë, ndërsa Bologna e Blerim Xhemailit u rëndit në vendin e 10-të me 44 pikë. /Telegrafi/