Telegrafi

Blerand Kurtishaj shpallet golashënuesi i sezonit

Futbollist i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj, është golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës.

Me dy golat që ishënoi në barazimin (2-2) ndaj Vushtrrisë, sulmuesi u shpall lojtari që ka realizuar më së shumti në edicionin e sivjetmë – 18 gola.

Pas tij u rendit futbollisti i Besës, Kastriot Rexha, i cili ka shënuar një gol më pak.

Kjo nuk është hera e parë që Kurtishaj shpallet golashënuesi më i mirë i sezonit. Këtë epitet ai e kishte fituar edhe dy sezone më parë. /Telegrafi/