Site icon Telegrafi

Bledian Krasniqi shënon për Zurichun, por kjo nuk mjaftoi

Mesfushori Bledian Krasniqi shënoi një gol për Zurichun të dielën, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar fitoren.

Zurichu u mposht nga St. Galleni me rezultatin 2-1 në xhiron e 23-të të Superligës zvicerane.

Krasniqi hapi rezultatin në minutën e 19-të, por St. Galleni përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me dy gola nga Jean-Pierre Nsame në minutat 71 dhe 76.

 

Krasniqi luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Lindrit Kamberi u fut në lojë në minutën e 67-të, e Mirlind Kryeziu mungoi për shkak të lëndimit.

Për St. Gallenin, Betim Fazliji u aktivizua në minutën e 65-të dhe Bastien Toma pesë minuta më vonë, ndërsa Albert Vallçi mbeti në stol.

Me këtë fitore, St. Galleni u ngjit në vendin e gjashtë me 35 pikë, ndërsa Zurichu zbriti në vendin e tetë me 33 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version