Telegrafi

BLAST Premier Fall Groups: Heroic fitojnë ndeshjen ndaj Na’Vi dhe kalojnë në finale të grupit B

(Foto: HLTV)

Vazhdon forma e mirë e ekipit numër një në botën e CS:GO – Heroic.

Heroic kanë shënuar fitoren e dytë radhazi në turneun e CS:GO, BLAST Premier Fall Groups.

Në ndeshjen e fundit Heroic mposhtën ekipin e Na’Vi, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Tani Heroic kanë kaluar në finale të grupit B, dhe e presin kundërshtarin e tyre, për t’u përballur për një vend në Play-Off.

Heroic të cilët nuk patën ndryshime gjatë në formacion gjatë pushimeve të verës, janë njëra nga skuadrat favorite për ta fituar çmimin e vendit të parë.

Në këtë turne janë duke garuar 12 skuadra, në qytetin e Kopenhagës, ku ndahen çmime në vlerë prej 177 mijë dollarësh. /Telegrafi/