Apeks dhe MOUZ kanë shënuar fitore në ndeshjet vendimtare për ta siguruar pjesëmarrjen në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major.
Apeks mposhtën ekipin ukrainas B8 me rezultat 2-0 me mapa, ndërsa MOUZ fituan në derbin ndaj FaZe me rezultat 2-1 për të siguruar pjesëmarrjen në fazwn “Challengers Stage” të BLAST Paris Major.
Ndërsa B8 dhe FaZe me nga dy fitore dhe tri humbje, do të luajnë në kualifikuesin e mundësisë së fundit, që do të zhvillohet pas mbarimit të BLAST Paris Major Europe RMR B.
BLAST Paris Major do të nis me fazën “Challengers Stage” me datën 8 maj, ku do të garojnë 16 skuadra.
Tetë skuadrat më të mira do të kualifikohen në fazën “Legends Stage”, ku i presin edhe tetë skuadra të tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen përmes turneut RMR.
/Telegrafi/