Site icon Telegrafi

BLAST ka ndryshuar datat e turneve RMR të Majorit të CS:GO në Paris

(Foto: HLTV)

Organizatori i famshëm BLAST ka lajmëruar disa ndryshime në disa nga turnetë e tyre, bazuar në reagimet nga ekipet dhe anëtarët kryesorë të komunitetit.

Organizatori i turneut BLAST ka njoftuar ndryshime në datat për turnetë kualifikues të Majorit në Paris si dhe për turneun Spring Showdown.

Spring Showdown do të zhvillohet në datat 29 Mars deri 2 Prill, kur fillimisht duhej të ndodhte 12-16 Prill.

Ndërsa turnetë RMR pritej të mbaheshin me datën 3-12 prill dhe tani janë ndarë paksa në mënyrë që RMR e Azisë të zhvillohet me datën 4-8 prill (mund të shkurtohet në 5-8 prill), RMR e Amerikës 5-9 prill, Evropa RMR A 6-9 prill dhe Evropa RMR B, 11-14 prill.

Last Chance Europe Play-In do të zhvillohet më 15 prill.

Kjo nuk është hera e parë që BLAST bën ndryshime në rrugët e kualifikimit për BLAST.tv Paris Major, organizatori shtoi kualifikime shtesë të hapura për RMR-të pas kritikave nga komuniteti.

/Telegrafi/

Exit mobile version