Telegrafi

Blanc: Respektojmë Cityn

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, ka shprehur respektin e madh ndaj Manchester Cityt para dueleve çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

PSG që eliminoi Chelsean konsiderohet edhe favorit ndaj Cityt në duelet që do të zhvillohen së shpejti, por Blanc ka shprehur respekt.

“Fati na ka shortuar Cityn, që natyrisht se është klub i mirë, një klub shumë i mirë i cili ka trajner të mirë”.

“Në këtë fazë, të garave, ka vetëm ekipe të mira. Kështu që respektojmë tepër edhe Cityn. Unë i kam shikuar shumë dhe e di me kë kemi punë”, potencoi Blanc. /Telegrafi/