Telegrafi

Blanc afër shkarkimit

Trajneri francez është afër shkarkimit nga kampioni i Francës, PSG.

Mos efikasiteti në Evropë, por vetëm në ligën franceze ka bërë që drejtuesit e Paris Saint-Germain të mendojnë për ofrimin e një trajnerit të ri.

Se Laurent Blanc është afër shkarkimit, këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, i cili ka thënë së gjatë javës së ardhshme pritet që gjithçka të kompletohet.

“Para përfundimit të kësaj jave, Paris Saint-Germain dhe Blanc do të shkëpusin kontratën”, ka deklaruar agjenti i trajnerit francez, Pierre Bernes.

Klubi parisien shpreson që pas largimit të Laurent Blanc, të arrijë marrëveshje me të trajnerin tashmë të larguar nga Sevilla, Unai Emery. /Telegrafi/