Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur rregull që pilotët të mos lejohen të ngasin me bizhuteri.
Kjo rregullore ndikon drejtpërdrejt tek Lewis Hamilton, pasi shtatë herë fituesi i Formula 1 është një nga fansat më të mëdhenj të bizhuterive të cilat nuk pranon t’i heqë edhe kur garon.
Në këtë fillim sezoni, britaniku është paralajmëruar disa herë se mund të përjashtohet nga garat, ndërsa tashmë duket se ‘kupa është mbushur’ dhe Hamilton rrezikon pjesëmarrjen në Çmimin e Madh të Spanjës në këtë fundjavë.
[Sports Mole]
GPDA boss not backing Hamilton's jewellery stance#F1 #LewisHamilton #Formula1 #F1Newshttps://t.co/vxyDErZQKL pic.twitter.com/uWW43jxk5b— Podium Db (@podiumdb) May 17, 2022
Lidhur me situatën e 37-vjeçarit britanik ka folur edhe bosi i Mclaren, Andreas Seidl i cili thekson se nëse Hamilton nuk është dakord me rregullat atëherë le të mos garojë më.
“Është një rregull që ekziston prej disa vitesh dhe nëse do të bëhej fjalë për një sport tjetër apo për një profesion tjetër, do të zbatohej menjëherë dhe nuk do të kishte asnjë diskutim”.
LH. Out here proving once again that 🤍 Merc tee accessorises with anything. 🙏 pic.twitter.com/tXi71I58UD
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) May 17, 2022
“Nëse nuk do të heqësh bizhuteritë apo nëse kundërshton veshjen e të brendshmeve kundër zjarrit, atëherë mos garo fare. Është shumë e lehtë”.
“Kjo varet nga Hamilton, por për këtë ka gjoba. Është njësoj si dikush që ecën me shpejtësi në rrugë, nuk mund t’i ndalosh ta bëjnë atë, por prandaj ekzistojnë gjobat. Nuk mund t’i lejosh njerëzit të shkelin rregullat dhe të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë Seidl. /Telegrafi/