Telegrafi

“BISHËS”

Poezi nga: Miltos Sachtouris
Përktheu: Petro Çerkezi

Bish mos ikë –
bishë me dhëmbë hekuri! do të të ndërtoj një shtëpi prej druri,
do të të jap një shtambë,
do të të jap një shtizë;
do të të jap më shumë gjak për të luajtur!

do të të çoj në porte të tjera
për të parë anijet si hanë ankorat
si thyejnë më dysh direkët
dhe flamujt tek ngjyhen befas me të zezë.

Do të të gjej përsëri të njëjtën vajzë,
Duke u dridhur e lidhur në terrin e natës,
Do të të gjej përsëri ballkonin e thyer
dhe qenin qiell
që mbante shiun në pus.

Do të të gjej përsëri të njëjtët ushtarë,
atë që humbi – kaluan tre vjet –
me vrimën mbi sy,
dhe ai që trokiste dyerve të natës
me dorë të prerë.

Do të të gjej përsëri mollën e kalbur.
Bishë mos ik –
bishë me dhëmbë hekuri!