A i keni vënë emër veturës ndonjëherë, keni biseduar me kafshët shtëpiake apo u keni kënduar bimëve tuaja?
Mos u brengosni, nuk jeni duke u çmendur. Në fakt, këto janë shenja të inteligjencës.
Nicholas Epley, profesor i shkencave në Universitetin e Çikagos, ka treguar se trajtimi i objekteve apo kafshëve si njerëz është tendencë natyrale e njerëzve, e cila i bën ata të mençur, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, asnjë specie tjetër nuk e ka këtë aftësi, ndërsa Epley thotë se ne e bëjmë këtë gjë më shpesh se ç’mund të imagjinojmë.
Ju, në mënyrë instinktive, e shani veturën tuaj kur nuk funksionon ose e shani motin – në fakt, moti është tejet shembull i mirë, pasi që stuhitë mbajnë emra njerëzish.
Pra, sipas shkencëtarëve, kjo dukuri është reflektim i aftësisë së mahnitshme të trurit tonë, e jo shenjë e çmendurisë. /Telegrafi/