Site icon Telegrafi

Bisedimet mes Bayern Munich dhe Manuel Neuer janë ndërprerë

Kontrata e Manuel Neuer me Bayer Munich skadon në verën e vitit 2021.

Klubi dhe portier tash e disa kohë janë në bisedime për një rinovim të kontratës edhe për dy vite të tjera, por duket se ende janë larg.

Portieri dhe menaxheri i tij kërkojnë një kontratë për tri vite dhe paga të mbetet e njëjtë, gjë që nuk është pranuar nga klubi dhe bisedimet janë ndërprerë.

Manuel Neuer (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërprerja e negociatave ka bërë që portieri të shikojë për opsione të reja si Manchester City e Chelsea, që janë të interesuar për të, sidomos londinezët.

Ditët në vijim do të sjellin qartësim rreth situatës, duke e kuptuar përfundimisht se a do të largohet, apo do të qëndrojë Neuer. /Telegrafi/

Exit mobile version