Kylian Mbappe tregoi anën e tij të ndejshme, ndërsa i duhej pak kohë për të folur me një fëmijë në spital në New York.
Ylli i Paris Saint Germain foli me djalin e ri që po lufton me kancerin, kryesisht për futbollin, dhe e bëri atë në gjuhën spanjolle të përsosur.
Francezi iu afrua kamerës me një përshëndetje të ngrohtë dhe tifozi i ri u prek.
https://twitter.com/KMbappeTeam/status/1366056392008871937
“Unë jam i shokuar sepse për mua ti je lojtari më i mirë”, shprehet i riu Juan.
Juan gjithashtu përmendi se ai ishte kapiten dhe portier i ekipit të tij lokal.
“Oh, [pozicioni] më i rëndësishëm!”, Mbappe iu përgjigj.
Kujtojmë se francezi po kërkohet nga Real Madridi dhe duket se tashmë spanjishtja e tij qëndron mirë. /Telegrafi/