Telegrafi

Biseda mes Mourinhos dhe Dele Alli: Ju prapë më dërgoni mua në ferr

Jose Mourinho dhe Dele Alli duket se i kanë dhënë fund përplasjes së tyre që kishin para disa ditësh në stërvitje te Tottenham Hotspuri.

Trajneri portugez e kishte quajtur mesfushorin anglez si një lojtar që është shumë dembele në stërvitje.

Një dokumentar të krijuar nga Amazon Prime Video për Tottenhamin i quajtur ‘All or nothing’, zbulohet përplasja mes Special One dhe Alli.

“Unë duhet të ta them ty se çfarë mendoj. Ndoshta brenda teje ju prapë më dërgoni në ferr, por unë duhet të ta them saktësisht çfarë mendoj”, i thotë Mourninho, Delle Allisë.

“Nuk kam dyshime për potencialin tuaj. Ju kam parë duke luajtur ndeshje të mëdha dhe duke bërë gjëra të pabesueshme”.

“Por, e kam vërejtur edhe se keni ulje dhe ngritje në formë. Është një ndryshim i madh kur ju luani një ndeshje dhe me atë çfarë bëni në stërvitje”, ka shtuar më tej Mourinho në bashkëbisedimin me Alli. /Telegrafi/