Site icon Telegrafi

Birra ju bën më të lumtur

Siç duket disa lajme janë shumë të mira për të qenë të vërteta. Por, adhurues të birrës, qëndroni gati: shkenca e ka konfirmuar se birra është e mirë për ju!

Shkencëtarët kanë konfirmuar se birra ju bën më të lumtur, ku në një studim hulumtuesit kanë analizuar 13.000 lloje të ndryshme të ushqimeve e pijeve, dhe ka zbuluar se birra është më e mira për përmirësimin e lumturisë.

Sipas tyre, krejt kjo falë hordeninës, alkalinë natyrale e cila gjendet në birrë dhe kryen punë të mirë në lumturimin e njerëzve!

Megjithatë, duhet të keni parasysh se kjo nuk do të thotë se birra nuk është e dëmshme – faktikisht, birra, nëse nuk konsumohet në sasi modeste, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin tonë mendor dhe fizik! /Telegrafi/

Exit mobile version