Birmingham City do të pensionojë fanellën me numrin 22 pas transferimit të Jude Bellingham te Borussia Dortmund këtë javë.
17-vjeçari, i cili ka luajtur 44 herë për skuadrën që kur bëri debutimin e tij të në ekipin e parë në gusht të vitit të kaluar.
Bellingham paraqitjen e tij të fundit e kishte kundër Derby County të mërkurën, pasi të hënë e kishte zyrtarizuar kalimin e tij në Bundesliga për mbi 27 milionë euro.
2⃣2⃣ Birmingham City have retired the number 22 shirt in honour of Jude Bellingham, who is joining Borussia Dortmund this summer.
? He made 44 appearances for the club…#BCFC pic.twitter.com/UlOwvZQAXj
— Football League Zone (@TheFLZone) July 23, 2020
Për të shpërblyer trashëgiminë e tij në klub, Birmingham ka vendosur që do të ishte e përshtatshme të tërhiqeshit numrin 22 nga fanellat për të “kujtuar një nga tanët dhe për të frymëzuar të tjerët”.
Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare , klubi shkruan:”Para ndeshjes së tij të fundit, klubi mbajti një festë private për njerëzit që ishin afër në zhvillimin e Jude”.
“Ishte një mundësi për të gjithë që të mblidhen dhe të shohin ndihmën dhe mbështetjen që Jude ka pasur nga të gjithë tek Blues, veçanërisht nga Akademia, dhe t’i ofrojë atij një tjetër kujtim të përshtatshëm lamtumirës”.
Birmingham City will retire the number 22 shirt following Jude Bellingham’s transfer to Borussia Dortmund.
— Birmingham City News (@BCFC_News) July 23, 2020
Sipas klubit Jude, tani 17-vjeçar, është lojtari më i shtrenjtë në botë për moshën e tij, ndërsa e falenderojnë atë për mbështetjen e tij për klubin. /Telegrafi/