Është Cristiano Biraghi heroi i momentit te Përfaqësuesja e Italisë.
Mbrojtësi italian shënoi në minutat shtesë të ndeshjes dhe kështu i dha fitore të kaltërve ndaj Poloninë në Ligën e Kombeve.
“Astori është pjesë e imja, ashtu si gjithë bashkëlojtarët e Fiorentinas dhe gjithë ata që kanë luajtur me atë”, ka thënë Biraghi për Rai Sport.
“Si person ai ka pasur shumë ndikim tek ne. Golin ia dedikoj atij pasi fal tij unë jam këtu. Ai më ka mësuar shumë”.
“Ishte një fitore e merituar për punën që është bërë”.
“Jam i lumtur, është një fitore për grupin, për Italinë. Ne gjithmonë përpiqemi shumë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Jemi një grup i lojtarëve të fortë”, ka shtuar për fund Biraght.
Ndeshja e ardhshme e Italisë është ndaj Portugalisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/adriandelmonte/status/1051573511070728192