Hulumtimi i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, ka treguar se femrat bionde kanë vetëbesim më të madh dhe janë më ‘luftarake’ se bukuroshet me ngjyrë tjetër të flokëve, për arsyen e vetme: tërheqin më shumë vëmendje.
Shkencëtarët thonë se ky qëndrim iu ndihmon atyre që të bëjë ç’të donë dhe të arrijnë atë që dëshirojnë, duke arritur të ashtuquajturin “efekti i princeshës”.
Autorët e studimit thonë se shumica e biondeve jetojnë në botën e tyre, në të cilën të tjerët ndaj tyre janë sjellë më mirë se sa ndaj njerëzve tjerë, duke qenë se ato kërkojnë trajtim të veçantë, dhe në këtë mënyrë krijohet dhe personaliteti i tyre. /Telegrafi/