Site icon Telegrafi

Binjakët – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:

Fillimi i vitit 2019 ju sjell kurthe të fshehta në dukje të parë kontrata të volitshme dhe fitimprurëse dhe partneritet afarist që mund t’ju joshë që të lidhni kontratë pa u menduar mirë, pa shqyrtim të hollësishëm paraprak të të gjitha hollësive të përmendura. Më vonë kjo mund të paraqesë pengesë dhe mund t’ju sjellë obligime të mëdha, por edhe shumë më pak fitime, madje edhe mundësi që të humbni. Kjo nuk është e favorshme për karrierën tuaj dhe prandaj mos u ngutni.

Në planin publik do të veproni sikur të jetë popullariteti juaj në ngritje, mirëpo kjo mund të jetë afatshkurtër dhe mund të ndodhë rënie nga pozita për shkak të parashikimeve të paqarta të fakteve të rëndësishme apo veprimeve tuaja të gabuara. Do të jeni të prirë për iluzione.

Nga prilli do të mblidhni mjaft resurse që të mund të filloni një luftë me konkurrencën dhe pengesat, si edhe do të zgjidhni vështirësitë në tremujorin e parë.

Ju presin ngritje dhe suksese deri në fund të qershorit. Korriku ju është i përshtatshëm për pushim. Deri në fund të gushtit do të hasni në vështirësi në negociatat rreth projekteve të rëndësishme dhe në pengesa nëse merreni me sferat e tregtisë, komunikimit dhe komunikacionit. Shtatori do t’ju jetë i suksesshëm në ndërmarrjet kreative.

Gjatë tetorit do të realizoni sukses në fushën e shërbimeve afariste, siç janë shërbimet e mallit të magazinuar dhe riciklimit. Do të keni sukses nëse merreni me punë në shëndetësi, mjekësi, higjienë dhe në tregti me produkte kimike për amvisëri dhe industri.

Nëntori do t’ju sjellë pengesa për shkak të rrethanave të pavolitshme, prandaj duhet të orientoheni në detyrat e mbetura të punës. Në fushën e parave do t’ju jenë të volitshëm prilli, maji, qershori, shtatori dhe tetori kur do të keni ndjenjë të mirë për investime dhe do të arrini të shtoni saldon në llogarinë tuaj.

Bëhuni të kujdesshëm dhe shmangni shpenzimet e mëdha, rreziqet dhe borxheve gjatë shkurtit dhe gushtit, sepse do të hasni në vështirësi në qarkullimin e pagesave.

Binjakët e papunësuar do të kenë shanse të volitshme që të punësohen gjatë majit, shtatorit dhe tetorit. Mundësi më të mëdha që të gjejnë punë do të kenë në fushat e shërbimeve, komunikimit dhe shëndetësisë.

Shëndeti:

Do të jeni në kondicion të shkëlqyeshëm dhe do të keni shëndet të mirë në fillim të vitit. Nga mesi i shkurtit deri në fund të marsit do të jeni shumë të ngarkuar dhe shpejt do të lodheni.

Nga pranvera deri në vjeshtë do të jeni fizikisht aktiv dhe do të jeni shëndetmirë. Do t’ju bëjnë mirë aktivitetet fizike në natyrë, noti dhe shëtitjet e gjata. Nga tetori do të jeni të ndjeshëm dhe do të keni shëndet të ndryshuar.

Ushqimi do të duhej t’ju përmbante fibra, për shkak të metabolizmit të mirë. Pemët e sezonit dhe agrumet mund t’i konsumoni në sasi të mëdha. Mishin hajeni me masë, kryesisht mish pule. Pini më shumë lëngje dhe shtoni vitaminën B. Shmangni ushqimin e shpejtë dhe të yndyrshëm.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Do të ndieni afsh të shtuar në fillim të vitit mirëpo njëkohësisht do të jeni të prirë që personin e dashur ta idealizoni, gjë që mund t’ju sjellë ndonjë zhgënjim. Do të jeni të prirë që të prisni shumë. Përpiquni që më shumë kujdes t’i kushtoni personit të dashur.

Gjatë marsit do të hasni në mospajtime me partnerin lidhur me qëllimet e përbashkëta. Nga pranvera ju presin më shumë harmoni në dashuri.

Qershori ju sjell disharmoni në marrëdhëniet me partnerin. Shmangni hipokrizinë dhe veprimet jokorrekte, sepse do të mund të rrezikojnë seriozisht lidhjen tuaj. Do t’ju jetë e nevojshme që të fusni ndryshime në marrëdhënie dhe që njëri-tjetrit t’i përshtateni.

Nga gushti deri në tetor do të realizohet një qëllim i përbashkët dhe do të fusni më shumë argëtim në lidhjen tuaj. Deri në fund të vitit do të keni afërsi dhe harmoni.

Nëse jeni të lirë: Tremujori i parë 2019 do t’ju sjellë një aventurë me një person i cili do t’ju përshtatet në sferën intime dhe do të duket si partner ideal.

Fatkeqësisht, nuk do t’i shihni qartë anët negative të personit, gjë që do t’ju sjellë zhgënjim. Do të mësoni që edhe ju nuk jeni i vetmi që mbani marrëdhënie intime. Gjatë verës do të keni edhe një aventurë të shkurtër.

Mundësia për lidhje serioze do t’ju ofrohet në nëntor. Një person i ri do të dashurohet me ju, ndërkaq simpatitë do të jenë të dyanshme.

Binjakët e vjetër do të jenë më pak të interesuar për fillim të lidhjes serioze. Më shumë do t’ju përgjigjet që të keni ndonjë lidhje sipërfaqësore dhe pa obligime dhe diçka që është më shumë se miqësia. Një aventurë e zjarrtë ju pret nga maji deri në gusht dhe nëntor.  /Telegrafi/

Exit mobile version