Telegrafi

Bing rritet, Google bie

Ani pse Google në edhe më tutje është makina e cila udhëheqë bindshëm në tregun e shfletuesve në SHBA, pjesëmarrja e saj po bie ngadalë derisa Bing po rritet, thuhet në rezultatet e hulumtimit të tregjeve nga kompania Experian Hitwise.

Në janar Google ka pasur 68 për qind të gjitha kërkimeve në SHBA, që është 2 për qind më pak sesa në dhjetor. Në të njëjtën kohë numri i kërkimeve në Bing dhe në faqet të cilat mbështeten të teknologjinë e saj të kërkimit është rritur për 6 për qind, në 27.4 për qind të tregut.

Po ashtu theksohet se Bing e Yahoo në janar kanë qenë më të mirë se Google sipas suksesit të kërkimeve, respektivisht rezultateve të kërkimit të cilat kanë dalë gjatë vizitës së një faqe të caktuar. Në fakt në këtë mënyrë vlerësohet saktësia dhe rëndësia e kërkimeve të cilat tek Bing e Yahoo janë në nivelin prej 81 për qind, derisa tek Google suksesi i kërkimeve ka qenë vetëm 65 për qind. /Telegrafi/