Site icon Telegrafi

Bima e cila e mbron trurin nga depresioni, shqetësimi dhe sëmundja e Alzheimerit

Me të gjithë stresin që ballafaqohemi në përditshmëri dhe rrjedhën konstante të informacioneve që i marrim në trurin tonë, ndonjëherë normalisht se mendjet tona kanë nevojë për pak shtysë energjie.

Kur është fjala për shëndetin e trurit, natyra na ka furnizuar me disa nga ilaçet më të mira. Ka shumë bimë të cilat e kanë aftësinë ta zvogëlojnë stresin dhe shqetësimin, ndërkohë që na mbrojnë trurin nga demenca, na përforcojnë memorien, përqendrimin, etj., transmeton Telegrafi.

Nëse truri juaj ka nevojë për pak ndihmë që të ballafaqohet me stresin e përditshëm apo t’i luftojë problemet e ndryshme mendore, atëherë konsideroni këtë ilaç bimor të cilin na ka dhuruar natyra: rozmarinën.

Një nga dokumentimet më të hershme të përdorimit të rozmarinës ka qenë përdorimi i saj si stimulues kognitiv. Rozmarina është e aftë ta rris ruajtjen e kujtimeve, ta përmirësojnë memorien dhe ta rrisin përqendrimin.

Aftësia e rozmarinës për të stimuluar aktivitetin kognitiv mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e rrezikut të Alzheimerit apo demencës.

Gjithashtu aroma e ëmbël e rozmarinës është e ndërlidhur me një disponim të mirë dhe nivele më të ulëta të stresit. /Telegrafi/

Exit mobile version