Telegrafi

Billie Eilish, një stërvitje koreografike e gjithë trupit, pa pajisje!

MadFit, një kanal YouTube me ndihmën e muzikës, drejtuar nga Maddie Lymburner, është përgjigjja më e mirë për largimin e monotonisë nëpërmjet stërvitjes

Çdo stërvitje është bazuar në ritmin e publikimeve më të reja të muzikës dhe përqendrohet në formësimin e një zone specifike të trupit, transmeton Telegrafi.

Këto video stërvitje super të shpejta, të cilat mund të praktikohen në dhomë janë një mënyrë e shkëlqyeshme për një stërvitje të vogël në ditën tuaj me vetëm pak hapësirë!

MadFit del edhe me stërvitje të reja rregullisht me muzikën më të fundit, kështu që vështirë se do të mërziteni me stërvitje të vjetër.

/Telegrafi/