Trajneri i West Ham United, Slaven Bilic, ka thënë se Carlos Bacca, ka qenë në pritje te një oferte nga Arsenali ose Atletico Madridi.
‘Çekanët’ i kishin ofruar kontratë për të kaluar në Londër, por në fund u desh të kënaqen me Simone Zazan.
“Në këtë afat kalimtar kemi provuar të marrim lojtarë që klubi nuk ka menduar se mund t’i merrte ndonjëherë para disa vitesh”.
“Në listën tonë kishte emra si Alexandre Lacazette, Zaza, Bacca dhe Batshuayi, por e dija që do të ishte e vështirë të blinim”.
“E desha Zazan që shtatorin e kaluar, por Juventusi ngurroi ta shiste dhe u fokusuam te Lacazette dhe Baccan, por kolumbiani priste diçka tjetër” .
“Ai priste për Arsenalin ose Atletico Madridin pastaj vendosi të qëndrojë te Milani, por jemi shumë të lumtur që morëm Zazan, që ishte zgjedhja e parë sezonin shkuar”, ka thënë Bilic. /Telegrafi/