FIFA në bashkëpunim me organizatorin e Kupës së Botës kishin nxjerrë në shitje bileta që kushtojnë mbi 1 milion dollar dhe të gjitha janë shitur në kohë rekord.
FIFA këto bileta i ka ndarë në pako të ndryshime dhe me çmimi që ndryshojnë. Më e shtrenjta kishte çmimin 1,408,800 dollar.
Në këtë pako që është VIP, blerësi mund të shikojë 19 ndeshje që zhvillohen në Luzhniki, Spartak dhe Saint Petersburg stadium.
Në këtë pako futet ndeshja hapëse me 14 qershor, dy gjysmëfinalet dhe finalja me 15 korrik.
Biletat e kësaj pako në vlerë 1.4 milion dollar janë shitur të gjitha, sipas FIFA-s.
Premium prawn sandwich package for 2018 World Cup starting at $1,408,800 all sold out, according to Fifa. pic.twitter.com/aPlQrXRg3B
— Henry Winter (@henrywinter) December 13, 2017
Kjo pako që është bërë për multi milionerët, ka akses në suita luksoze private, ushqim, parking dhe dhurata speciale.
Vetëm 20 bileta të tilla kanë qenë në dispozicion dhe FIFA ka njoftuar se të gjitha janë shitur.
Po ashtu në këtë pako futet edhe udhëtimi me aeroplan privat nga Moska në St Petersburg.
Kjo pako ka qenë e destinuar për multi milionerë, ndërsa edhe pak të tjera individuale mbeten të lira për tifozët.
Po ashtu sipas FIFA-s kjo në ditën e parë ka pasur kërkesa për 1,318,109 bileta.
Official world cup Russia 2018 VIP & hospitality ticket prices.@russia2018 @FIFAWorldCup #Egypt #Football pic.twitter.com/h6AbYP4XH6
— Tamer Wagih (@tamerwagihsalem) December 12, 2017
Rusia prin me 34 për qind të kërkesave. Ndërsa fansat nga Argjentina, Peru, Meksika, SHBA-të, Kolumbia, Brazili, Egjipti, Maroku, Kina dhe Polonia, mbyllin top 10-shin e kërkesave për bileta. /Telegrafi/