Nico Kovac mendohet të jetë i përzgjedhuri i drejtuesve të Bayern Munichut për trajnerin e ri të skuadrës.
Jupp Heynckes u emërua trajner i Bavarezëve në mes të sezonit duke zëvendësuar në atë pozitë Carlo Ancelottin e larguar.
Ndikimi i tij ishte i menjëhershëm, pasi Bayerni arriti t’i koleksionoj fitoret radhazi në Bundesliga dhe arriti ta ‘betonoj’ titullin disa javë para përfundimit.
Trajneri gjerman pati sukses edhe në Ligën e Kampionëve duke arritur ta kualifikoj Bayernin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Megjithatë, Heynckes është trajner i përkohshëm dhe pritet të largohet në fund të këtij sezonit, teksa Bayerni mendohet se ka gjetur pasuesin e tij.
Sipas prestigjiozes gjermane Bild, ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Niko Kovac është vendosur të bashkohet me klubin si trajner i skuadrës.
Ish-reprezentuesi dhe kapiteni i Kroacisë është duke fituar shumë admirues me punën e tij në Bundesligë me Eintracht Frankfurt dhe mendohet si zgjidhje ideale.
Rekordi i tij me Eintrachin, i shtuar gjithashtu me njohuritë e tij për gjigantët bavarez, duket se ka vendosur balancën në favor të Kovacit, ndërsa Bayerni përgatitet të njoftojë si pasuesin e shefit të përkohshëm Heynckes për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/