Telegrafi

Biglia largohet nga Lazio

during the Serie A match between SS Lazio and US Citta di Palermo at Stadio Olimpico on November 22, 2015 in Rome, Italy.

Lucas Biglia pritet të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Lazio.

Mesfushori argjentinas nuk është i kënaqur me situatën në klub dhe ka paralajmëruar largimin.

Sipas të përditshmes italiane, Corriere Dello Sport, Biglia nuk është i kënaqur që Lazio nuk do të luaj në garat evropiane dhe për këtë ka vendosur largimin.

Ish-anëtari i Anderlechtit mund të mbetet në Serie A, pasi për të interesim kanë shprehur dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan.

Gjithsesi për të ka interesime edhe nga Anglia me rivalët Manchester United dhe Liverpool që po e kërkojnë. /Telegrafi/