Site icon Telegrafi

BiG mposht ekipin numër 1 të botës FaZe, për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major

Ekipi gjerman BiG ka shfaqur një lojë fantastike kundër ekipit, i cili renditet në vendin e parë në ranglistën botërore, FaZe.

Ndeshja filloi me mapin e zgjedhur nga ekipi gjerman, të cilin e fituan me lehtësi për të vazhduar kështu me mapin e dytë, ku pas një ndeshje të ngushtë dhe disa raundeve të nxehta, ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 me mapa për ekipin BiG.

Lojtari më i vlefshëm për këtë ndeshje u zgjodh talenti, i cili sapo është bërë pjesë e ekipit, Karim ‘Krimbo’ Moussa, me vlerësimin nga HLTV 1.25.

Me këtë fitore, BiG është ekipi i dytë që ka siguruar pjesëmarrjen në PGL Antwerp Major nga ekipet e Evropës duke ju bashkuar ekipit Heroic, që mposhtën ekipin Na’Vi më herët.


Përbërja e ekipit BiG:

Karim “Krimbo” Moussa
Johannes “tabseN” Wodarz
Tizian “tiziaN” Feldbusch
Florian “syrsoN” Rische
Josef “faveN” Baumann


/Telegrafi/

Exit mobile version