Pas tri ditësh me plot ndeshje interesante, janë mësuar dy emrat të cilët do të përballen në finalen e madhe të Elisa Masters Espoo.
Ekipi gjerman BIG ka befasuar me rezultatet e mira në këtë turne, pasi janë duke luajtur në mungesë të snajperistit ‘syrsoN’.
Në ndeshjen gjysmëfinale BIG mposhtën ekipin Sprout me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Rezultat befasues ka treguar edhe ekipi fnatic, të cilët po garojnë në mungesë të lojtarit veteran ‘Krimz’.
Fnatic në gjysmëfinale mposhtën ekipin danez Astralis me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Ndeshja finale ndërmjet BIG dhe fnatic do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 18:00 në formatin ‘Bo3’.
Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 100.000 dollarësh si dhe një vend në turneun IEM Katowice 2023.
Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch. /Telegrafi/