E ardhmja e Marcelo Bielsas si trajner i Leeds United është në rrezik serioz pas humbjes 4-0 ndaj Tottenhamit.
Trajneri i njohur argjentinas është nën presion pas një serie të gjatë rezultatesh negative, por humbja e sotme në shtëpi nga Tottenhami e ka bërë edhe më të pasigurt pozicionin e tij.
Drejtuesit e Leedsit kanë nisur prej kohësh të mendojnë për pasuesin e argjentinasit, duke e ditur se 66-vjeçari do të largohej nga “Elland Road” në fund të sezonit.
Tani ata duhet të vendosin nëse duhet ndërhyrje menjëherë, apo duhet pritur përfundimi i kampionatit.
Ish-trajneri i RB Leipzigut, Jesse Marsch, ka qenë kandidat për stolin e Leedsit për një kohë të gjatë.
Megjithatë, ka edhe kandidatë të tjerë të mundshëm, përfshirë ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde./Telegrafi/