Telegrafi

Bielsa i jep një lajm të hidhur Berishës (Foto)

Etrit Berisha është afër largimit nga skuadra kryeqytetase, Lazio.

Janë mediet italiane ato që shkruajnë se gardiani i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është një hap prej largimi nga Lazio.

Sipas portalit ‘Sport.leggol.it’, konfirmimi për largimin erdhi dje nga qytetit i Parisit, pasi as portieri i parë, Federico Marchetti nuk e ka vendin e sigurt, me trajnerin Marcelo Bielsa, i cili dëshiron tjerë portier në skuadrën e tij.

Megjithatë, situata duket e komplikuar për Berishën, pasi vetëm pak kohë më parë gardiani i kuqezinjve kërkoi më shumë hapësira me klubin italian, por mesa duket zhvillimet e fundit po marrin një tjetër drejtim dhe portieri prishtinas duhet të mendoj për një klub të ri.

Portali italian shkruan edhe për largimin e portierit që luan me të rinjtë e Lacios, Thomas Strakosha, i cili është kthyer nga huazimi te Salernitana, por duhet përsëri të gjej një klub, pasi nuk bënë pjesë në planet e Bielsas. /Telegrafi/