Marcelo Bielsa dhe Leonardo Jardim kanë dalë si emra të rinj për punën e trajnerit te Roma, duke iu bashkuar listës së bashku me Gian Piero Gasperinin, Marco Giampaolon dhe Maurizio Sarrin.
Klubi italian shkarkoi Eusebio Di Francescon nga detyra dhe morën Claudio Ranierin si menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit.
Me drejtorin sportiv Monchi që gjithashtu po largohet me pëlqimin e ndërsjellë, Presidenti James Pallotta ka marrë përsipër detyrën e gjetjes së një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.
Emrat e përmendur deri më tani kanë qenë trajneri i Atalantas Gasperini, Giampaolo i Sampdorias dhe ai i Chelseat, Sarri.
Por, sot gazetat italiane La Gazzetta dello Sport dhe Il Messaggero tregojnë për disa emra më ekzotikë, duke përfshirë trajnerin aktual të Leeds United, Bielsa.
Do të ishte një zgjedhje shumë e çuditshme për një numër arsyesh, mbi të gjitha që Bielsa kishte nënshkruar për rivalët e Romës, Lazion disa vjet më parë, por pastaj ndryshoi mendje dhe refuzoi të kthehet në trajnimin para-sezonal dy ditë më vonë.
Një tjetër kandidat është Jardim, i cili sapo u kthye përsëri në stolin e Monacos pasi u pushua nga puna për të hapur rrugën për Thierry Henry në tetor. /Telegrafi/